Futboll Premier League Seria A

Chelsea nuk heq dorë nga Sandro, por Juventus kërkon 60 milionë euro

Chelsea ka ngecur në synimin për të marrë mbrojtësin e majtë të Juventus, Alex Sandro, si pasojë e pretendimeve të mëdha financiare të klubit italian.

Antonio Conte kërkon një përforcim tjetër gjatë merkatos së janarit, pasi mori Barkley nga Everton, për të vazhduar garën në katër veprimtari. Drejtuesit e Chelsea kanë pasur disa kontakte me Sandro, ndërsa ish-klubi i Conte ka vullnetin për ta shitur, por kërkon shumë parà…

Juventus e bleu Alex Sandro për 30 milionë euro nga Porto në vitin 2015. Ai ka luajtur 95 ndeshje duke shënuar gjashtë gola me bardhezinjtë…

“The Telegraph” shkruan se kampionët e Serie A kërkojnë rreth 60-65 milionë euro për brazilianin, një çmim shumë i lartë për Chelsea. Chelsea është interesuar për të edhe gjatë merkatos së verës, por pa sukses. Kampionët e Anglisë në fuqi kanë nevojë për një anësor të majtë, duke qenë se Marcos Alonso, është i vetmi futbollist në dispozicion të Conte që mund të luajë në atë pozicion. Manchester United, Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë klubet e tjera të interesuara për Sandro.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Vaksinimi në “Air Albania”, FSHF bën gati planin para Anglisë

Delo.autor

KOMBËTARJA/ Armando Duka prezanton NESËR trajnerin e ri KUQE E ZI

F.autor

RENDITJA NË SUPERIORE/ Kukësi është që tani i vetëm, e ndjek grupi i pretendentëve

Delo.autor

Leave a Comment