Albanian Stars

“I çmueshmi” Hysaj, tifozët e Napoli-t e surprizojnë

Elseid Hysaj është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për ekipin e Napoli-t. Ai është i domosdoshëm për skemat e trajnerit Maurizio Sarri që e mori atë nga Empoli. Paraqitjet e mira të Hysajt kanë bërë që të kthehet në një ndër lojtarët e preferuar të tifozëve napolitanë.

“Napoli ka marrë një fenomen, por askush nuk e thotë këtë gjë: Elseid Hysaj është i  jashtëzakonshëm. Ai është vetëm 23-vjeç, çfarë kampioni! Luan si të ishte veteran.

Mario Rui po bën mirë në krahun e majtë, por Hysaj është i mrekullueshëm. Jam i çmendur për të”, – thotë një tifoz i Napoli-t, në emisionin “Kiss Kiss Napoli”, i drejtuar nga Paolo Del Gen-i.

Drejtuesi i emisionit nuk e kundërshtoi tifozin dhe konfirmoi fjalët e tij: “Ka potencial të madh edhe në Bergamo zhvilloi një ndeshje të madhe”, – u shpreh drejtuesit Paolo Del Gen-i.

Related posts

Sioni surprizon shqiptarët, Lenjani në vështirësi

Q.Autor

Rashica mund t’i bashkohet Hannoverit, problem çmimi i madh që kërkon Vitesse

Q.Autor

Grezda zbulon të ardhmen, mesfushori tregon pse nuk është në formë

Sadik.Autor

Leave a Comment