Futboll La Liga

Coutinho pritet të debutojë për Barcelonën në fund të këtij muaji

Pas lajmit negativ për lëndimet që i pësuan Ousmane Dembele dhe Andres Iniesta, Barcelona më në fund ka marrë një të mirë për blerjen më të shtrenjtë në histori të klubit: Philippe Coutinhon, i cili ka vazhduar të rikuperohet mirë dhe ta lërë prapa dëmtimin muskulor.

Mesfushori brazilian, i cili në fillim të këtij muaji u transferua nga Liverpooli te Barça për 160 milionë euro, ka vazhduar me punë specifike dhe tashmë është stërvitur në fushën e gjelbër.

Gjatë testeve mjekësore me Barçën, u mësua se ish-lojtari i Liverpoolit kishte një dëmtim në muskulin e këmbës së djathtë dhe se pritej të mungonte rreth 20 ditë.

Ky vlerësim pozitiv mund ta motivojë brazilianin të jetë në dispozicion të Ernesto Valverdes më herët se që pritej. Ka optimizëm se ai mund të debutojë me Barcelonën më 28 janar në “Camp Nou” në një ndeshje kundër Alavesit.

Nëse jo në këtë ndeshje, sipas Mundo Deportivo, atëherë përfundimisht më 4 shkurt në ndeshje kundër Espanyolit në udhëtim.

Related posts

“LUFTË” PËR TITULL NË KAMPIONATIN TURK/ Ekzekutim perfekt, shihni ku përfundon topi (VIDEO)

Delo.autor

Lucas Moura ‘vuan’ tek PSG, Ranieri e thërret tek Nantes

Q.Autor

EKUBAN I SJELL FAT EKIPIT/ Futet dhe shënon sërish në Turqi (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment