Kategoria Superiore Shqipëri

“Çudi shqiptare”/ Trajneri kërkon sulmues, klubi i sjell mbrojtës

Teuta e ka nisur me një barazim zhgënjyes në shtëpi vitin e ri kalendarik, 2018. Ndaj Lushnjës së vendit të fundit, durrsakët nuk ia dolën të marrin tri pikët, duke e lënë veten sërish në ujëra të ftohta mbijetese.

Trajneri Stavri Nica kërkoi hapur pas kësaj sfide përforcime, sidomos në sulm, sepse situate nuk është aspak e mirë. Mirëpo, direkt pas barazimit 2-2 me lagunarët, klubi durrsak ka njoftuar marrëveshjen me një mbrojtës, duke e lënë repartin ofensiv të “djemve të detit” ende zbuluar. Ja njoftimi i bregdetarëve: “Masahudu Alhassan është bërë sot zyrtarisht pjesë e Teutës.

Mbrojtësi nga Gana ka mbërritur në Durrës për të firmosur fillimisht kontratën dhe nisur menjëherë stërvitjen me skuadrën. Alhassan ka nënshkruar për gjashtë muaj, duke përforcuar kështu mbrojtjen e Teutës. 26-vjeçari ka luajtur më parë me Perugia, Latina dhe Novara”.

Related posts

PARTIZANI-VLLAZNIA/ I mjaftojnë 4 minuta lojë, Da Silva ndëshkon “Shkodranët” (VIDEO)

Delo.autor

TIRANA-VLLAZNIA/ Skuadrat janë pretendente për titullin kampion (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“NUK PAJTOHEMI ME KËTË TEATËR TË SHËMTUAR”/ “Ultrasit” e Tiranës të zhgënjyer pas humbjes në Kupë

Delo.autor

Leave a Comment