Bundesliga Futboll

Dëmtimet e njëpasnjëshme të Neuer, zbulohet se kur do të rikthehet ‘gardiani’ gjerman

Që prej muajit shtator Manuel Neuer nuk ka qenë në fushë për formacionin e Jupp Heyneckes. Ai pësoi dëmtim dhe ekzaminimet treguan për probleme të kockës metatarsale.

Gazeta “Bild” dhe revista “Kicker” shprehen të sigurta se portieri i Bayernit, Manuel Neuer, do të jetë shumë shpejt gati për lojë dhe do ta kalojë dëmtimin e përsëritur në kockën metatarsale.

Kapiteni i rekordmenëve për herë të parë ka filluar të stërvitet në palestër duke ushtruar peshë të plotë mbi këmbën e operuar, diçka që nuk ndodh prej disa muajsh.

Rikthimi i tij me aq sa thuhet deri tani është çështje javësh. Pra, në rastin mesatarisht më të keq, Neuer do të jetë titullar në fundin e muajit mars. Kjo do të thotë se pjesëmarrja e tij në Botërorin e Rusisë nuk diskutohet.

Related posts

JUVENTUSI NË KRIZË/ Drejtori Giuntoli ‘vulos’ të ardhmen e trajnerit Motta

F.autor

Keidi Bare thërret publikun: Na mbështesni! Kemi nevojë për ju

Sadik.Autor

VALENCIA-REAL MADRID/ Starton Benzema dhe Rodrygo, Vinicius në stol (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment