Futboll Seria A

Dorëzohet Liverpooli, Inter dhe Barça e vazhdojnë betejën për mbrojtësin e Lazios

Barcelona dhe Interi janë të interesuara për mbrojtësin e Lazios, Stefan De Vrij dhe sipas Tuttosportit, dy gjigantët evropianë nuk kanë pse të brengosen më për interesimin e Liverpoolit.

Në fakt, blerja e Virgil Van Dijk nënkupton se “Të kuqtë” nuk do të tentojë të nënshkruajë me qendërmbrojtësin holandez kontrata e të cilit me Lazion skadon në fund te ketij sezoni.

Gazeta nga Torino raporton se Interi është i gatshëm t’i ofrojë holandezit një kontratë me pagë 4 milionë euro në vit, që është dyfishi i asaj që e fiton momentalisht në Lazio.

Por, Interi duhet ta luftojë Barcelonën për të. Skuadra Ernesto Valverdes po kërkon një zëvendësues të mundshëm të Javier Mascheranos dhe mund të bëjë ofertë për De Vrij.

Related posts

E TMERRSHME/ Substanca e panjohur: 3 lojtarë TËRHIQEN nga futbolli SEPSE kanë probleme tek organi i…

Isa.Autor

Nënkryetari i Federatës Italiane ‘frikëson’ Chelsean: Conte kandidati kryesor për Italinë (FOTO)

Q.Autor

Spalletti sulmon lojtarët pas barazimit me Napolin

Q.Autor

Leave a Comment