Bundesliga Futboll

Dortmund e përjashton, Aubameyang te Arsenal për 60 mln euro

Sipas Guillem Balague, sulmuesi i Borussia Dormtund, Pierre-Emerick Aubameyang është shumë pranë transferimit te Arsenal, që do të kushtojë plot 60milionë euro. Aubameyang nuk u grumbullua me skuadrën e Borussia Dortmund për sfidën e kësaj të diele ndaj Wolfsburg, e përfunduar në barazim 0-0, për shkak të problemeve disiplinore.

Futbollisti 28-vjeçar, për të njëjtin motiv disiplinor mungoi edhe në një tjetër ndeshje në këtë fillim sezoni, ndërkohë që në 2016 u la jashtë ekipit për shkak të një udhëtimi të paautorizuar drejt Milanos.

Imazh i ngjashëm

Aubameyang ka zhvilluar një sezon të jashtëzakoknshëm me 21 gola në 23 ndeshje dhe është golashënuesi i dytë më i mirë në Bundesligën gjermane për këtë sezon, pas sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowski. Por duket se sulmuesi nga Gabon është shumë pranë transferimit të tij në Premier League, te skuadra e Arsenal. Balague shkroi në Twitter: “Alexis Sanchez ende nuk është transferuar plotësisht.

United është favorit dhe 2-3 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare. Ndërkohë Arsenal dëshiron të finalizojë marrëveshjen për blerjen e Aubameyang, i lënë sot jashtë skuadrës, për shumën €60milionë euro”.

Related posts

KUJTON TROFEUN MË TË RËNDËSISHËM/ Ronaldo: Ka qenë një ditë historike

Delo.autor

“VUAJTJET” E LIDËRVE TË FUTBOLLIT/ Infantino lë Zvicrën dhe shkon të jetojë me familjen në Katar: Është sakrificë

Delo.autor

INTERI “HEQ DORË” NGA RAKITIC/ Kërkon tjetër lojtar të Barcelonës

F.autor

Leave a Comment