Futboll Premier League

Dzeko dhe Palmieri tek Chelsea? Të martën ose të hënën pritet zyrtarizimi i dy lojtarëve

Raportet e mediave po rriten se Edin Dzeko dhe Emerson Palmieri do të përfundojnë transferimin e tyre te Chelsea të hënën ose të martën, ndërsa Roma do të fitojë 55 milionë euro nga shitja e të dyve.

Sot (e shtunë) drejtori sportive i Romës, Monchi lexoi një deklaratë përpara konferencës së shtypit të trajnerit Eusebio Di Francesco, duke këmbëngulur se ata nuk do të “dobësonin skuadrën”.

Megjithatë, ai nuk përjashtoi shitjen e dy yjeve, duke thënë se ai duhet “të dëgjonte të gjitha ofertat” që hynë në zyrat e klubit.

 Sipas Sky Sport Italia dhe Calciomercato.it, Giallorossët janë në negociata të avancuara për këtë marrëveshje të dyfishtë me Blutë.

Dzeko vlerësohet në 30 milionë euro, ndërsa anësori i krahut të majtë, Emerson Palmieri vlerësohet me 20 milionë euro plus pesë milionë euro në bonuse të ndryshme.

Këto mediume theksojnë se do të duhen edhe disa ditë negociata për të përfunduar detajet, por të hënën ose të martën mendohet t’i shohim lëvizjen.

 Vonesat thuhet se po vijnë nga Roma në mënyrë që reprezentuesi i Bosnjës të  mund të luaj në derbin e së dielës në Serie A ndaj Interit.

Dzeko mbush 32 vjet në muajin mars dhe Roma bleu boshnjakun nga Manchester City për vetëm 15 milionë euro në verën e vitit 2015, kështu që me ofertën e Bluve dyfishon investimin e tyre.

Boshnjaku ishte golashënuesi kryesor në Serie A sezonin e kaluar me 29 gola, ndërsa deri më tani këtë sezon ka 12 gola dhe katër asistime në 26 ndeshje në të gjitha garat.

 Emerson Palmieri, ka luajtur vetëm disa minuta këtë sezon, pasi ai e shqeu ligamentin e kryqëzuar në gjurin e tij në maj të vitit 2017.

Ai u ble nga Santos për vetëm dy milionë euro, kështu që shitja e tij prej 25 milionë eurove do të jetë një biznes i mrekullueshëm që Roma nuk mund të refuzojnë.

Related posts

Diego Costa: Më ka marrë malli për Alvaro Morata-n

Sadik.Autor

EMOCIONE DHE GOLA/ Bayern Munchen triumfon ndaj Liverpool në miqësore

F.autor

“Mos u ktheni në shtëpi”: Kërcënohen kolumbianët që humbën penalltitë

Isa.Autor

Leave a Comment