Futboll

Ende nuk ka debutuar, por ka blerë shtëpi luksoze 2.8 milionë euro (FOTO)

Është vetëm 20 vjeçar, por ka blerë shtëpi luksoze 2.8 milionë euro. Ai fiton rreth 30 mijë euro në javë nga kontrata me Manchester City.

Tosin Adarabioyo është një futbollist që vështirë se e njeh njeri, pasi nuk ka debutuar ende në Premierligë me Manchester Cityn.

Por, kjo nuk e ka penguar që në moshën 20-vjeçare të jetë në gjendje që të blejë një mansion (shtëpi luksoze) prej 2.8 milionë eurosh.

Adarabioyo fiton rreth 30 mijë euro në javë nga kontrata e tij me klubin anglez dhe i ka investuar në një shtëpi me 6 dhoma dhe 5 banjo, në një nga lagjet më të preferuara të futbollistëve.

Mansioni ka tre kate, një sallë kinemaje, palestër dhe pamje spektakolare nga fusha e golfit.

Related posts

ZYRTARE/ Mourinho merr drejtimin e skuadrës që po bie nga kategoria në Premier League

Delo.autor

Balotelli plas bombën e radhës për lojtarin më të mirë në botë

Sadik.Autor

Modric te Interi/ Nuk do ta besoni sa ka shkuar koeficienti i transferimit të bujshëm

Isa.Autor

Leave a Comment