Kosova

FFK: Kosova miqësore me Azerbajxhanin

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë miqësore me Azerbajxhanin në shkurt. Federata e Futbollit të Kosovës ka arritur marrëveshje me atë të Azerbajxhanit për një ndeshje miqësore.

Takimi mes dy kombëtareve pritet të zhvillohet më 2 shkurt në Antalia të Turqisë. FFK ka njoftuar se përbërja e ekipit përfaqësues të Kosovës do të jetë nga futbollistët e Superligës.

“Federata e Futbollit e Kosovës ka arritur një marrëveshje me Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit, e cila marrëveshje pritet të nënshkruhet nesër, e me të cilën është paraparë që më 2 shkurt në Antalia të Turqisë ta zhvillojnë një ndeshje miqësore ndërmjet dy kombëtareve.

Ndërkaq, që Kombëtarja A e Kosovës do të përbëhet prej futbollistëve të Vala Superligës që do të jetë një test i mirë për të parë cilësitë e futbollistëve vendor”, thuhet në njoftimin e FFK-së

Related posts

EURO 2020/ Kosova publikon listën e lojtarëve për dy sfidat e nëntorit, mungojnë… (FOTO)

Delo.autor

Debutim i hidhur për Maganin, e eliminon Llapi, kualifikohen Prishtina, Drenica e Drita

Q.Autor

GAZETA E FAMSHME ANGLEZE/ Telegraph: Si arriti Kosova ‘”Brazili i Ballkanit’”, ta ngushëllojë një vend të zhgënjyer

Isa.Autor

Leave a Comment