Albanian Stars Futboll

FOTO/ E kishin harruar zborin në Shqipëri. Dy kuqezinjtë i nënshtrohen për 4 ditë në Zvicër

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ekipin zviceran të Sionit, ku luajnë dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Burim Kukeli dhe Ermir Lenjani.

Pas rezultateve të dobëta në pjesën e parë të sezonit, presidenti i klubit ka vendosur të dërgojë gjithë ekipin në një lloj zbori katërditor.

Ata janë dërguar në zonë ushtarake afër Montpeljesë në Francë dhe do të jenë nën mbikëqyrjen e një ish-pjesëtari të forcave speciale të Francës.

Lojtarët do të qëndrojnë aty katër ditë dhe do të përballen me kushte të vështira dhe dënime nëse nuk realizojnë instruksionet.

Gjithsesi lojtarët kanë pranuar ta bëjnë këtë gjë si dënim për rezultatet zhgënjyese.

Image

Image

Related posts

“NUK LUAJTI TITULLAR SEPSE…”/ Koeman flet për blerjen e re Sergino Dest dhe të ardhmen e Dembele

Delo.autor

(VIDEO) Roma ‘zgjohet’ në fund, fitore dhe ‘vuajtje’ ndaj Cagliarit

Q.Autor

NGO TEK TIRANA/ Flet agjenti: Lojtari u ndie i fyer nga deklarata e Halilit, ja si mund të rikthehet

Delo.autor

Leave a Comment