Kategoria Superiore Shqipëri

(FOTO) “Viti më i errët i historisë bardheblu”, shikoni çfarë bën tifogrupi “Tirona Fanatcis”

“Tirona Fanatics” ka nisur organizimet për vitin e ri, duke e quajtur atë si viti më i errët i historisë bardhë e blu. Tifogrupi bardheblu ka vendosur të fillojë ditën e nesërme fazën e pagesës së kontributeve.

Si asnjëherë më parë, dizajni i kartës dhe i bluzës do të jetë ngjyrë e zezë, ashtu si sezoni që lanë pas, i cili u shoqërua me rënien nga kategoria.

Ja çfarë shkruan tifogrupi “Tirona Fanatics” në njoftimin e tyre në “Facebook”:

Tirona Fanatics ka vendosur nga dita e nesërme, të fillojë fazën e pagesës së kontributeve. Bashkangjitur do të zhvillohet dhe faza e antarësimeve për sezonin 2017-2018, vitin më të errët të historisë së Sport Klubit !

Për arsyen e sipërpërmendur tifogrupi ka vendosur që këtë vit, vitin më të errët të historisë bardhë e blu, ta bëj design-en e kartës dhe bluzës, ngjyrë të zezë, ashtu sic ishte dhe ky sezon që po lëm pas!

Karta do të jetë simbolike vetëm për këtë vit!

Faza e antarësimeve do të funksionojë kështu:

-Duke qënë gjysma e sezonit e mbetur, karta e antarësimit do të kushtojë 500lekë(të reja)

-Me marrjen e kartës, antarët do të kenë të drejtën për të blerë bluzën në foto, cmimi i së cilës do të jetë 1500leke(të reja), për ‘Junior’ 1000lek.
-Antarësimet dhe pagesa e kontributeve do të fillojnë prej nesër, për të vazhduar çdo ditë prej orës 10:00 deri në orën 15:00 dhe për tu rihapur prap prej orës 17:00-21:00.

-Antarësimet dhe kontributet këtë vit do të bëhen në 3 lokacione:
1-Funclubi D.T.F (Rrugica mbrapa Piazzes, ku del për tek Rr.Fortuzi’
2-Bar ”Tirona” tek stadiumi ”Selmon Stermosi”
3-Bar ”Roxy” tek Brryli (Për zonën e Xhomllikut dhe Brrylit)
Shënim: 
Me shpërndarjen e parë të bluzave dhe kartave të reja që do të bëhet pas dy javësh, do të shpërndahen edhe bluzat e prapambetura të sezonit të kaluar! 
Për më shumë informacion numri Fanatics (0685019019)

Të parët, të vetmit!

Related posts

Duro premton spektakël: Sfida në Korçë nuk e vendos kampionatin

Q.Autor

KRENARI/ Shqipëria dhe Kosova me një himn, emocione në Prishtinë (VIDEO)

Delo.autor

DËNIMI I TIRANËS/ Komisioni i Disiplinës NUK zbaton rregulloren dhe baltos ndëshkimin (DETAJET)

Isa.Autor

Leave a Comment