Futboll La Liga

Gati dy vite, 74 ndeshje pa një penallti kundër Barcelonës në La Liga

Barcelona fitoi me rezultat minimal 2-1 ndaj Alavesit në një ndeshje që u kontestua gjykimi nga mysafirët.

Alaves u largua nga “Camp Nou” me pengun se mund të kishte përfituar një 11-metërsh në minutat e fundit të ndeshjes, por fakti që nuk u akordua nënkupton se tashmë numërohen plot 74 ndeshje në La Liga, në rreth dy vite, që Barcelona nuk merr ndonjë penallti kundër.

Në të njëjtën periudhë kohore, “blaugranat” nga Katalonja kanë parë t’iu akordohen në favor plot 32 penallti.

(Foto: Getty Images)

Nga të gjitha vendimet kontroverse të arbitrit Iglesias Villanueva mbrëmjen e së dielës, ai që u kontestua më së shumti nga Alaves ishte kur topi preku dorën e Samuel Umtitit në minutën e 89 të ndeshjes.

Asnjë nga 219 penalltitë e akorduara së fundi në kampionatin elitar spanjoll nuk ka qenë kundër Barcelonës.

E fundit që është shënuar kundër katalanasve ka qenë ajo e shënuar nga një lojtar që tani luan me Alavesin, Guidetti, por që kur shënoi mbronte ngjyrat e Celta Vigos, në një ndeshje që përfundoi 6-1 për Barcelonën.

Luis Suarez duke festuar golin e barazimit (Getty Images)

Related posts

“ZHBLLOKOHET” RONALDO/ CR7 shënon GOLIN e PARË të këtij sezoni, ja “MAGJIA” (VIDEO)

Delo.autor

“DI MARIA” DHE “DYBALA” I RI/ Juventusi gjen talentet e së ardhmes

Delo.autor

RIHAPET GARA PËR TITULL/ Partizani i largohet zonës së Europës. Ja renditja në Kategorinë Superiore

Delo.autor

Leave a Comment