Albanian Stars Futboll

Greqia tenton të “rrëmbejë” yllin e Kombëtares, talenti pritet të braktisë kuqezinjtë

Enea Mihaj është talenti 19-vjecar i Kombëtares së Shpresave, që ka luajtur më parë edhe për Kombëtaren U-19. Mihaj luan si mbrojtës qëndror dhe ka debutuar me shpresat kur trajner ishte Redi Jupi.

Por sipas medias greke “Sport24.gr” Enea Mihaj është në pritje të një ftese nga Kombëtarja greke dhe jo nga ajo shqiptare. Ja çfarë shkruan kjo media në artikullin dedikuar lojtarit Enea Mihaj.

“Mihaj, që luan me Panatolikosin, ka luajtur me ekipet e moshave të Shqipërisë, por nga tani e tutje ai dëshiron të veshë fanellën bardheblu të Kombëtare greke. Mbrojtësi 19-vjecar është rritur në vendin tonë dhe ai ka informuar njerëzit përgjegjës dhe tani po pret një telefonatë në të ardhmen nga trajneri i Kombëtares. Ëndrra e tij është që të përfaqësojë një herë flamurin tonë.”

Kujtojmë që disa kohë më parë mediat greke kanë shkruajtur edhe për sulmuesin shqiptar, Florin Durmishaj,  që luan me Panionosin, duke aluduar se kombëtarja greke është e interesuar për të./ panorama

Related posts

HEQJA E SHIRITIT TË KAPITENIT/ Interi kërkon pasardhësin e Icardit, ja 3 objektivat

Delo.autor

TEUTA-DINAMO/ Pas 11 mintuash lojë, Vila mposht portierin Harizaj (VIDEO)

Delo.autor

TALENTI “VALLËZON” ME KUNDËRSHTARËT/ Shikoni çfarë SUPER GOLI ka shënoi Dobra në Angli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment