Futboll Premier League

Hazard: Babai im është në telashe për ato që tha për Realin

Hazard është i lumtur në Londër dhe nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea.

Javë më parë, babai i Eden Hazard, haptazi e pranoi se djali i tij ka refuzuar kontratën me Chelsean dhe se po pret ofertë nga Real Madridi.

Hazard ka reaguar tek tani, duke thënë se është i lumtur te Chelsea.

“Babai im tha gjëra jo të mira”, tha Hazard. “Po, kam folur me të (për t’i thënë mos fol), jo, jo mos u brengosni”.

“Jam i fokusuar te Chelsea. Më kanë mbetur edhe dy vite kontratë dhe jam i lumtur këtu. E kam thënë edhe 10 herë më parë, dua të përfundoj vitin dhe do të shohim. Por, jam i lumtur këtu”.

Related posts

Asensio zbulon të ardhmen, zhgënjen Man Unitedin dhe Chelsean

Q.Autor

PAS TRIUMFIT NDAJ BYLIS/ Trajneri Gega: Jemi shumë të kënaqur me këtë fitore, por…

Delo.autor

“MENTALITETI NUK BLIHET”/ Bomberi Ibrahimovic: Një luan mund të zbutet, por Zlatan është një…

Delo.autor

Leave a Comment