Futboll Seria A

Igli Tare: De Vrij ende nuk ka rinovuar, por minimalisht deri në qershor është i Lazios

Drejtori i Lazios, Igli Tare pranon se Stefan de Vrij është “ende i pavendosur” nëse do të nënshkruajë një kontratë të re.

Reprezentuesi holandez do t’i mbarojë kontrata në muajin qershor dhe është i lidhur me një kalim te Barcelona, Inter, Juventus, Milan, Manchester United dhe Manchester City.

“Kemi nevojë për durim me De Vrijin. Djali është ende i pavendosur për ripërtëritjen e kontratës, por unë shpresoj se do të kemi pak qartësi sa më shpejt që të jetë e mundur “, tha Tare për Medisaet Premium.

“Nuk i kemi dhënë një afat, sepse është një çështje që ka të bëjë me dëshirën, për të dhe për ne. Unë shpresoj se do të vendosë të qëndrojë te Lazio”.

Igli Tare po konsiderohet si drejtori sportiv më i suksesshëm në Itali

“Është e vërtetë se rregullat thonë se ai mund të nënshkruajë me këdo që nga 1 Shkurti. Gjëja e rëndësishme është se Lazio do të shkojë përpara, me ose pa De Vrij, me rezultate të shkëlqyera. Nuk ka mungesë të lojtarëve, ne vetëm duhet të jemi të zgjuar dhe të gjejmë më të mirët para se të lulëzojnë”.

” Pas pushimeve dimërore ne do të sjellim një lojtar me përvojë si Martin Caceres nga Verona”.

“Ne nuk kemi ndërmend ta shesim në janar De. Ai është një lojtar i rëndësishëm, ne mund të arrijmë rezultate të mira me të. Nëse ai nuk nënshkruan një kontratë të re, megjithatë do të përfundojë sezonin në Lazio”, tha shqiptari.

Ndryshe, holandezi  25-vjeçar deri më tani ka pasur 71 paraqitje për skuadrën italiane, ku ka shënuar pesë gola. 

Related posts

VIDEO/ Ronaldo kopjon Ronaldinhon, dhuron ‘show’ në stërvitje

Q.Autor

Vllaznia në ankth, Kamza i buzëqesh pjesës së parë

Sadik.Autor

Nuk e aktivizoi asnjë minutë në fitoren kundër Suedisë, Low vlerëson Ozil

Sadik.Autor

Leave a Comment