Futboll Seria A

Inter mbulon me ar Icardin, pritet të bëhet më i paguari në Itali

E ardhmja e Mauro Ikardit janë fokusi i krerëve të Inerit në kuadër të merkatos. Kontrata e kapitenit është modifikuar për herë të fundit në shtator të 2016-ës dhe në bazë të saj çdo klub që paguan 110 milionë euro mes datave 1 dhe 15 korrik mund ta bëjë të tijin lojtarin.

nintchdbpict000285394663

Shifra në fjalë, në momentin e firmës dukej e duhura, por rendimenti i argjentinasit po vërteton të kundërtën.

Yjet e kalibrit të Ikardit janë të vështirë për t’u mbajtur, por po aq të vështirë për t’u gjetur, ndaj tek Interi kanë nisur punën për zgjatjen e kontratës së futbollistit, ndaj të cilit prej kohësh bien kambanat e alarmit për një interesim nga ana e Realit të Madridit.

spaleti ikardi

Për të evituar “zhvatjen” e një xhevahiri të tillë, zikaltrit kanë shpeshtuar bisedimet me bashkëshorten/menaxhere Vanda Nara.Në bazë të ofertës së re (7.5 milionë euro në sezon), Ikardi do të bëhej lojtari më i paguar i Serisë A së bashku me bashkëkombësin Higuain dhe milanistin Bonuçi.

Related posts

Legjenda e Arsenalit shpreh haptazi dëshirën: Dua të punoj me Wenger

Delo.autor

JO VETËM PSG-JA/ Skuadra e madhe e Premier Ligës ofron 60 milionë euro për Hakimin

Delo.autor

TIRANA-LAÇI/ Plas keq sherri në Tunel, ja si u godit sulmuesi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment