Futboll Premier League

Ish-ylli i Anglisë: 50% e futbollistëve profesionistë luajnë baste

Ish-përfaqësuesi i Kombëtares së Anglisë në futboll, Joey Barton, ka pohuar se 50% e futbollistëve profesionistë vënë baste në ndeshje futbolli.

Ai ka thënë se bastvënie është futur në sport në mënyrë kulturore, shkruan BBC.

Ish-mesfushori i Burnley, tani 35-vjeçar, u suspendua nga Federata e Futbollit Anglez në prill të vitit 2017 për shkelje të rregullave të bastvënies.

U zbulua se ai Barton kishte vënë 1.260 baste në ndeshje futbolli gjatë 10  viteve të fundit.

“Mendoj se nëse zbulojnë se kush ka vënë baste dhe i luftojnë ata, atëherë do ta suspendonin gjysmë e ligës. Mendoj se 50% e lojtarëve do të përjashtoheshin”, ka thënë Barton për BBC.

Related posts

SPEKTAKOLARE/ “TIFOZËT E XHAKËS” mahnisin me koreografinë, pamje “3D” në stadium (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS/ NAPOLI pret LIVERPOOLIN: HYSAJN e gjykon arbitri “armik” i ANCELOTTIT

Isa.Autor

Reali dëshiron ta blindojë Ronaldon, i ofron pagë marramendëse

Q.Autor

Leave a Comment