Futboll Seria A

Jamie Redknapp: “Interi duhet ta transferojë Sturridgen”

Jamie Redknapp e ka këshilluar Interin që ta transferojë Daniel Sturridgen.

Ish mesfushori i Liverpoolit, Jamie Redknapp, e ka këshilluar Interin që të nënshkruajë me sulmuesin e “Të kuqve”, Daniel Sturridge; “Ai do të ishte blerje fantastike për ata”.

Sturridge ka shënuar 48 gola në 98 paraqitje për Liverpoolin në Premierligë, por lëndimet e shpeshta e kanë lënë anglezin jashtë formacionit të Jurgen klopp për të cilin është raportuar se mund t’i bashkohet Interit në këtë afat kalimtar.

“Kushdo që e transferon, nëse ai është i gatshëm për lojë e nuk lëndohet, ju keni marrë një ndër sulmuesit më të mirë në Evropë”, tha ai për Sky Sports.

“Ai është lojtar fantastik, por duhet të keni durim me të. Është i talentuar dhe me teknik të jashtëzakonshme”.

“Ai do të ishte nënshkrim i mirë për Sevillan ose Interin nëse qëndron i padëmtuar. Ata do të thonë ‘e dimë se ka qenë i mirë, por nuk e kemi ditur që ka qenë kaq shumë i mirë’, natyrisht, nëse ai iu shmanget dëmtimeve”, shtoi mes tjerash Redknapp

Related posts

E FUNDIT/ Barcelona zyrtarizon shitjen e yllit: Faleminderit për gjithçka!

Delo.autor

‘Bomba’ e ditës: Neymar pendohet keq, kërkon rikthimin në Barcelonë

Q.Autor

SUPERKUPA E ITALISË/ Trajneri Sarri publikon listën e lojtarëve për finalen ndak Lazios, ja rikthimi i bujshëm

Delo.autor

Leave a Comment