Futboll Premier League

Keown: Sanchez është mercenari më i madh në futboll

Ish-kapiteni i Arsenalit, Martin Keown, ka sulmuar Alexis Sanchez mbi lëvizjen e tij e cila pritet të finalizohet te Manchester Unitedi.

Arsenali ishte përgatitur t’i paguante Sanchezit 300 mijë funte në javë për të qëndruar në Emirates, por nuk ishin në gjendje ta bindnin atë të qëndronte.

Legjenda e Arsenalit, Keown ka kritikuar këtë lëvizje, duke thënë se është i bindur se sulmuesi është një mercenar dhe u josh nga paratë.

“Sanchez duhet të jetë mercenari më i madh në futboll”, ka thënë fillimisht Keown për Daily Mail.

 Keown ishte kapiten dhe idhull e tifozëve të Arsenalit (Getty Images)

“Manchester City ka kërkuar të nënshkruajë me Sanchezin që nga vera dhe, nëse nuk bëhet asnjë marrëveshje në janar, ata do të presin për atë në fund të sezonit”.

“City do të ishte vendi i natyrshëm për Sanchezin për të shkuar dhe për të zhvilluar futbollin e tij. Ai ka punuar me Pep Guardiolën më parë”.

“Por, për Sanchezin, kjo nuk është e qartë për të shkuar në ekipin më të mirë, duke punuar me Guardiolan dhe duke quar lojën e tij në një nivel tjetër”.

“Ai ka menduar ndoshta se nuk do të marrë një ofertë më të mirë nëse ai pret deri në verë, kështu që ai mund të marrë gjithashtu ofertën më të mirë tani. Ka qenë gjithçka për paratë”, përfundoi ish-kapiteni i Arsenalit.

Related posts

ZBULON KËRKESËN E DJALIT TË TIJ/ Ronaldo: Dëshiron që unë të mos tërhiqem nga futbolli sepse…

Delo.autor

DUELI PËR YLLIN DEST/ Barcelona dhe Bayern nuk heqin dorë. Prapaskenat dhe formulat

Delo.autor

BARAZIMI ME FIORENTINËN/ Theo Hernandez ka një mesazh domethënës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment