Futboll Premier League

Kërkesa të tepruara, ja pse Chelsea refuzoi Dzeko-n

Tashmë të gjithë përgatiten për mbylljen e merkatos dimërore dhe bashkë me atë edhe për tratativën e dështuar mes Chelseas, Romës dhe sulmuesi Edin Dzeko. Ndërkohë që ishte arritur akordi mes dy klubeve, vetë futbollisti nuk arriti të gjejë marrëveshjen me drejtuesit e klubit kampion në fuqi në Premier League.Sipas asaj që raporton ‘Daily Mail’ marrëveshja përfundimtare nuk u arrit për shkak të kërkesave të tepruara të menaxherit të bomberit Irfan Redzepagic, që ka kërkuar për lojtarin e tij një pagë shumë të lartë, të cilën Chelsea nuk ka pranuar t’ja akordojë një futbollisti që po shkon drejt 32-vjetorit të tij.

Rezultate imazhesh për dzeko chelsea

Edin Dzeko aktualisht përfiton 4 milionë euro neto te Roma, ndërsa te Chelsea ka kërkuar të paktën 6 milionë në vit, ndërkohë që një prej tabloidëve britanikë ka thënë se boshnjaku ka pretenduar të përfitojë plot 8 milionë, madje me një kontratë prej 3 vite e gjysmë që skadon në 2021. Një pretendim i tepruar kundrejt ofertës për një kontratë prej 1 viti e gjysmë të vënë në dispozicion nga “Blotë e Londrës”.

Si shumë klube të tjera në Premier, edhe Chelsea nuk pranon lidhjen e kontratave të gjata me futbollistët që kanë kaluar përtej të 30-tave. Duket se pas këtyre kërkesave të tepruara, qëndron bashkëshortja e Dzeko, e shkëlqyera Amra, që nuk dëshironte të largohej nga kryeqyteti italian, të paktën jo pa një ofertë të jashtëzakonshme. Por Chelsea refuzoi dhe transaksioni nuk u krye, për keqardhjen e Conte dhe kënaqësinë e të gjithë ambientin verdhekuq.

Related posts

Ja 3 kandidatët që do të zëvendësojnë Mourinhon tek Man.United

Isa.Autor

“DI VETËM NË NJË MËNYRË PËR…”/ I befasoi të gjithë me transformimin e tij, Fernando Torres jep lajmin e bujshëm

Delo.autor

MODRIC PËRJETËSOHET MADRILEN/ Vëllai i Rakitic mbyll detajet e kontratës në Milano

Delo.autor

Leave a Comment