Futboll Premier League

Klopp: E refuzova Manchester Unitedin

Jurgen Klopp ka pohuar se e kishte hedhur poshtë mundësinë për ta pasuar David Moyesin si trajneri i Manchester Unitedit, para se ta merrte drejtimin e Liverpoolit.

Klopp e zëvendësoi Brendan Rodgersin në “Anfield” në tetor të vitit 2015, katër muaj pasi kishte dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Borussia Dortmunit, transmeton Express.

Në një intervistë me ish-lojtarin e Liverpoolit, Phil Thompson në Sky Sports, Klopp tha se drejtuesit e “Djajve të kuq” e kishin kontraktuar për t’ia besuar rolin e trajnerit të Manchester Unitedit, para se ta emëronin Louis van Gaalin për sezonin 2014-15.

“Po, ata shfaqen interesim – Manchester Unitedi, po. Ata u interesuan por nuk ndjeva se ishte gjëja e duhur. Shumë klube me telefonuan, por thosha: ‘Jo, nuk ka shanse, më duhet të pushoj’.

Por, ai zbuloi se nuk vlente e njëjta edhe për Liverpoolin.

“Madje dhe bashkëshortja ime e dinte, se nëse Liverpool do të më telefononte, do të shkoja”, ka shtuar ai.

Related posts

BËN BILANCIN E 2020/ Presidenti Duka: Iu gjendëm pranë komunitetit të futbollit, t’i tregojmë botës mikpritjen tonë me…

Delo.autor

“OKTAPODI I BARÇËS”/ Debutoi një dekadë më parë, por bëhet “shekullor” në garat europiane

Isa.Autor

VLLAZNIA-TEUTA/ Ndërpritet takimi në Shkodër, dritat ikin në mes të aksionit në “Loro Boriçi” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment