Futboll Premier League

Klopp në kërkim të zëvendësuesit të Coutinhos, piketohet Suso i Milanit

Me 160 milionë euro të gatshme nga shitja e Philippe Coutinho ndaj Barcelonës, Liverpool po analizon mundësitë e ofruara nga merkatoja e dimrit, në përpjekje për të forcuar ekipin për pjesën e mbetur të sezonit.

Parësore për ekipin anglez është të sa më shumë të jetë e mundur në Ligën e Kampionëve. Shtypi anglez përmend disa emra për të zëvendësuar Coutinho në “Anfield” dhe njëri prej tyre është Suso, futbollisti spanjoll i Milanit.

Mesfushori nga Cadiz mund ta kalojë pjesën e dytë të këtij sezoni me Liverpool, ku ai mbërriti në vitin 2012 për të luajtur nën drejtimin e Brendan Rogers, por pa shumë sukses, çka në fund shkaktoi lëvizjen e tij te Milani, në janar 2015.

Suso ka një kontratë me Milanin deri në vitin 2022 (e rinovuar në shtator 2017) dhe ka luajtur në “Europa League” këtë sezon me kuqezinjtë. Megjithatë, kjo nuk do të jetë një pengesë për të luajtur në Ligën e Kampionëve me Liverpool, sepse ende ka një skedë të lirë për të regjistruar një lojtar në Ligën e Kampionëve.

Përveç Suso, e përditshmja “Express” përmend edhe emra të tjerë, si Mahrez (Leicester) apo Lemar (Monako), si përforcime të mundshme nga Liverpool për të kompensuar largimin e Coutinho.

Related posts

​ZHGËNJIMI JASHTË FUSHËS/ Alba: Është e çuditshme që klubi nuk më ka ofruar kontratë të re

Isa.Autor

“NUK E KA SHKËLQIMIN E DIKURSHËM”/ Flet Mema për sfidën: Me Skënderbeun është ndeshja…

Delo.autor

Milan është ringjallur, Gattuso zgjedh grupin e senatorëve

Sadik.Autor

Leave a Comment