Futboll La Liga

Konfirmohet një largim nga Reali: Nuk po luan, dëshiron të huazohet

Sipas mediave spanjolle, Reali do ta huazojë Dani Ceballos në Betis deri në fund të sezonit. Nuk përjashtohet mundësia e huazimit deri në verën e vitit 2019.

Quique Setién, trajneri i Betisit, ka thënë se do ta mirëpresin krahëhapur kthimin e Dani Ceballos dhe se vetë lojtari dëshiron diçka të tillë, pas minutave të paktë nën urdhëratë e Zinedine Zidane.

“Para se të largohej në verë, i thash se mendoj se do të ishte fantastike nëse nënshkruan me një klub si Real Madridi, por i dinte vështirësitë që do t’i kishte. I thash të qëndrojë edhe një vit dhe të rritet edhe më shumë si lojtar. Dani ka pritur se do të luajë më shumë, por kjo nuk po ndodh, tani është Kupa e Botës dhe është e vështirë nëse nuk luan”, tha trajneri i Betisit.

“Ne jemi duke ndjekur nga afër situatën, asgjë ende nuk është e qartë. Nëse Reali e lejon, Betisi është vendi i duhur për të që të na ndihmojë dhe ai gjithashtu dëshiron të vijë”, shtoi Quique Setién.

Ai nuk është ftuar sërish nga Zidane për sfidën që Reali e zhvillon me Villarrealin, teksa u la në shtëpi edhe në barazimin 2:2 me Celta Vigon.

Ai nuk ka luajtur asnjë minutë kundër Deportivos (Java e 1), Valencia (Java e 2), Levante (J3), Betis (J5), Getafe (J8), Girona (J10), Atlético (J12), Malaga (J13) dhe Athletic (J14), kurse nuk është ftuar fare kundër Barcelonës (J17), Celta Vigo (J18) dhe tani Villarreal (Java 19).

Spanjolli ka bërë 15 paraqitje këtë sezon për Realin, shumica nga stoli – teksa ka shënuar dy gola, që të dyja në La Liga kundër Alavesit ku ishte titullar.

Related posts

SKANDALI/ Hiqet si i deleguari i Federatës dhe VJEDH në dhomat e zhveshjes

Isa.Autor

TRIUMFI I SHQIPËRISË NË GRUPIN C4/ Ja rregulli “bombë” për kualifikimin në Botëror

Delo.autor

Rafinha do të mbetet në Barcelonë

Isa.Autor

Leave a Comment