Futboll Seria A

Koret raciste ndaj Matuidi, francezi merr mbështetje maksimale ish futbollistët e Serie A

Lojtari i Juventusit, Blaise Matuidi ka marrë mbështetje nga e gjithë bota pas fyerjeve raciale gjatë ndeshjes kundër Cagliarit në Serie A të shtunën.

Ishte ndeshja e dytë e radhës e Serie A në të cilën Matuidi, i cili ka luajtur mbi 60 herë për ekipin kombëtar francez, do të binte pre e koreve raciste.

Veronës iu dha një ndalim i pjesshëm i tifozerisë dhe u gjobit me € 20,000 për fyerje raciste drejtuar Matuidi gjatë ndeshjes së tyre në kampionat kundër Juventusit më 30 dhjetor.

Pas këtij episodi do të ishin të shumta mbështetjet nga futbollistët me ngjyrë në krah të Matuidi, të cilët më parë po ashtu kanë rënë pre e fyerjeve raciste.

Sulley Muntari, Mario Balotelli, Kevin Prince Boateng, do të tregonin mbështetjen e tyre maksimale për Matuidi, duke dënuar ashpër episodet e tilla në shkallët e stadiumit./AlpeNews.al/

 

Related posts

Guardiola lavdëron “magjikun spanjoll”: I rëndësishëm për ne, tani radha e…

Isa.Autor

Zidane jep lajmin e mirë për tifozët para “El Clasico”

Delo.autor

Është 34 vjeç/ Quaresma “TURPËRON” KEQ SERBËT e Partizanit të Beogradit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment