Shqipëri

Kryetari i Arbitrave reagon ndaj akuzave të Finos: Shoqatat njihen nga ndërkombëtarët

Shoqatat Sportive me të drejtë vote në Asamble janë kthyer në një nga temat më të nxehta të diskutimeve elektorale në prag të zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Polemika dhe akuza që nxisin reagimin e Kryetarit të Shoqatës “Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë”, Tahir Kastrati, që sqaron dhe funksionin e organizmit që drejton.

Si një provë të pakontenstueshme të legjitimitetit të Shoqatës së Arbitrave, kryetari i saj sjell dhe anëtarësimin me të drejta të plota në organizmat ndërkombëtarë.

Përsa i përket shoqatave rajonale, kryetari i Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë, njëherazi edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF evidenton rëndësinë e tyre

Sipas Kastratit, Shoqatat rajonale me një peshë të konsiderueshme në organizimin futbollistik janë pranuar si anëtarë nga Asambleja e FSHF që sipas statutit është organizmi më i lartë vendimmarrës i futbollit shqiptar.

Related posts

A kishte dilema për të kandiduar në krye të FSHF? Si përgjigjet Armand Duka

Q.Autor

Skënderbeu mbyll përgatitjet, ja situata para çerekfinales së Kupës

Q.Autor

Mavraj: Sot luajtëm për fitore, në ndeshjen me Skocinë që ishte e rëndësishme ne…

Isa.Autor

Leave a Comment