Futboll

Kundërpërgjigjet Maradona: I bën keq ushqimi i tepërt. Droga për mua ishte…

“Kam fituar shumë finale, kam qenë katër herë më i miri i botës dhe e kam bërë këtë pa përdorur drogën. Ju përshëndes”. Kjo ka qenë përgjigja e ish-portierit Jose Luis Chilavert ndaj një tifozi që i ka shkruar në “Twitter” se “nuk ke fituar asgjë në krahasim me Maradona”.

Përgjigja e legjendës argjentinas nuk ka vonuar dhe ka qenë e ashpër ndaj ish-portierit të Paraguait: “Chilavert është një qofte. Kur ishim përballë njëri-tjetrit në Brazil më ka thënë se ishte në krahun tim. Kjo tregon se ushqimi i tepërt po e dëmton. Jo vetëm që droga nuk më ka ndihmuar, por më ka hequr edhe disa vite karrierë”, ka thënë Maradona.

“Kam 14 vite që nuk drogohem, mund të flas lirshëm për këtë. Nuk e di nëse Chilavert mund të flasë për problemet e tij me të njëjtën lirshmëri”, ka përfunduar “El Diez”.

Related posts

E BUJSHME/ Sulmuesi shqiptar konsiderohet zëvendësues ideal i Suarezit te Barcelona (FOTO)

Delo.autor

KUKËSI-LAÇI/ Pas një asisti nga Musta, sulmuesi Shkuartaj nuk fal (VIDEO)

Delo.autor

PAS DY MUAJSH PRITJE/ Trajneri Mourinho zbarkon në Romë, tifozët e klubit i bëjnë pritjen surprizë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment