Futboll Premier League

Kupa e Ligës, Arsenal dhe Chelsea luajnë për një vend në finale

Arsenal dhe Chelsea do të përballen të mërkurën në në mbrëmje në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Ligës së Anglisë.

Takimi i parë i luajtur në “Stamford Bridge” është mbyllur në barazim pa gola duke lënë gjithçka hapur për takimin që do të zhvillohet në “Emirates Stadium”. Aaron Ramsey duhet të kthehet në dispozicion të Wenger pasi ka mundur në ndeshjen e kampionatit kundër Crystal Palace, ndërsa Nacho Monreal shpreson të rikuperojë pas dëmtimit të pësuar në atë ndeshje.

Blerja e re, Henrikh Mkhitaryan, i marrë nga United në këmbim të Alexis Sanchez, do të duhet të presë për të bërë debutimin e tij më “Topçinjtë” pasi ai ka qenë në fushë për United në çerekfinalen e humbur 2-1 kundër Bristol City. “Blutë”, nga ana tjetër, do të kenë në dispozicion Pedro dhe Alavaro Morata, të cilët kanë qenë të skualifikuar. Cesc Fabregas, Danny Drinkëater dhe Gary Cahill janë në dyshim.


Shifra dhe Fakte

– Arsenal ka humbur vetëm një nga 23 ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi.
– Chelsea ka marrë pesë barazime dhe një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit që ka luajtur në të gjitha kompetcionet.
– Kjo do të jetë përballja e pestë mes këtyre dy skuadrave në këtë sezon dhe në katër përballjet e mëparshme nuk ka pasur fitues brenda kohës së rregullt (Arsenal ka fituar Superkupën e Anglisë kundër Chelsea pas penalltive).
– Arsenal kryeson në përballjet direkte me “Blutë” me 65 fitore të marra në 173 takimet e zhvilluara mes këtyre dy skuadrave.

Related posts

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi, Frashëri bën pritje heroike. Rexhinaldo kërcënon sërish

Delo.autor

ZYRTARE/ Përforcimi i dytë, Tirana firmos me ish-kapitenin e Kombëtares Shpresa

Delo.autor

TIFOZËT TRADHTOJNË GJERMANINË/ Bluzat e kombëtares ngelin stok, ja fanella më e kërkuar e “Euro 2020″…

Delo.autor

Leave a Comment