Futboll Premier League

Leroy Sane: E kam refuzuar dy herë Jurgen Klopp

Leroy Sane është bërë një ndër lojtarët e pazëvendësueshëm te skuadra e Manchester Cityt.

Mesfushori gjerman ka kaluar gjatë verës në radhët e Citizens, të cilët kanë derdhur mbi 41 milionë euro në arkat e Schalke 04.

Lojtari i Gjermanisë ka zbuluar një detaj interesant teksa ka folur për mediat angleze, ku ka treguar se ka refuzuar dy herë ofertat e trajnerit aktual të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

“Ai më kërkoi sa isha pjesë e akademisë së Schalkes për tu transferuar te Dortmundi. Por unë nuk dëshirova të shkoja atje, pasi që besoja në perspektivën time te Schalke”, zbuloi fillimisht futbollisti.

Më pas ai tregoi se trajneri gjerman e kishte kërkuar te skuadra e  Liverpoolit, por ai sërish e kishte refuzuar të ishte nën urdhrat e Kloppit.

“Para se të shkoja te City, unë po flisja me ata. Jurgen më telefonoi, por  oferta më e mirë ishte ajo Citizens”, tregoi 22-vjeçari.

Kujtojmë se ditën e djelë Livepool do të presë në “Anfield” skuadrën e Manchester Cityt. Ndeshja do të luhet n♪7 orën 17:00.

Related posts

E BUJSHME/ Icardi jashtë planeve, PSG i ofron yllin argjentinas klubit të Serisë A…

Delo.autor

TRAJNERI U ZYRTARIZUA TEK BALLKANI/ Orges Shehi: Nuk ishte e shkruar që të merrja drejtimin e skuadrës, gjëja e parë që do bëja…

Delo.autor

Messi vrapon më pak në Champions League, i pari një gjerman

Sadik.Autor

Leave a Comment