Futboll Seria A

Lisandro Lopez drejt Milanos, nesër vizitat mjekësore me Inter

Lisandro Lopez është parë në aeroporti duke u bërë gati për të fluturuar në Milano, ku do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore me Inter ditën e hënë.

Gazeta portugeze Record pretendon se mbrojtësi i Benfica-s është parë duke hipur në avionin për në Milano.

Ai pritet të kryejë vizitat mjekësore të hënën përpara se të nënshkruajë një kontratë me Zikaltrit.

Inter thuhet se do të paguajë 0.5 mln euro për huazimin gjashtë mujor, me një opsion për të blerë përfundimisht mbrojtësin nëse shton 9 milionë euro.

Inter momentalisht ndodhet në një krizë në prapavijë me dëmtimet e D’Ambrosio, Miranda dhe Ranocchia.

Blerja e një qendërmbrojtësi është emergjente për klubin Zikaltër, që më pas do të tentojë të blejë edhe Rafinha nga Barcelona.

Related posts

REFUZOI TIRANËN DHE E MUNDI ME KAMZËN/ Ja prapaskena me Sebino Plakun

Isa.Autor

RIKTHEHET CHAMPIONS/ E marta me ndeshje “soft” dhe prova për t’u kaluar

Isa.Autor

KTHIMI PAS 4 VITESH E GJYSMË NË SERIE A/ Thiago Motta: Ylli Manaj është gati

Delo.autor

Leave a Comment