Futboll Seria A

Liverpool zbarkon në Itali, gjen zëvendësuesin e Emre Can

Pas Coutinhos, Emre Can duket se do të jetë futbollisti i radhës që do të largohet nga Liverpooli. Mesfushori turko-gjerman ka një kontratë me Liverpoolin që e mban të lidhur deri në qershor dhe ‘The reds’ duan ta shesin, para se ta humbin me parametra zero.

Juventusi është skuadra favorite për të transferuar Can, ndërsa po në Itali Liverpooli po kërkon për zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për mesfushorin holandez të Romës, Kevin Strootman, që pëlqehet shumë nga Jurgen Klopp.

Holandezi ka qenë një titullar i padiskutueshëm i Romës kur ishte Spalletti, por me ardhjen e Di Francescos pozitat e tij janë lëkundur, për shkak edhe të formës së mirë që po kalon Lorenzo Pellegrini.

Roma do të ishte e kënaqur të hiqte dorë nga Strootman në këmbim të 30 milionë eurove, një shumë kjo lehtësisht e përballueshme nga Liverpool, që sapo ka arkëtuar 160 milionë euro nga shitja e Coutinhos.

Related posts

MIQ DHE “ARMIQ”/ Pike tregon supergjobën që i vendosi Guardiola: E kanë fajin mëngët e shkurtra

F.autor

NJË LEGJENDË/ “Kasapi” arrin 400 ndeshje në La Liga me Real Madridin

Isa.Autor

LIVE/ Tirana-Partizani: Gega futet në fushë dhe qetëson Bardhin, bardheblutë rrezikojnë me Grecën

Delo.autor

Leave a Comment