Futboll Seria A

Locatelli në ‘hije’, mund të huazohet tek një tjetër klub të Serie A

Burime nga mediat italiane konfirmojnë se Genoa është e interesuar të nënshkruajë me lojtarin e Milanit, Locatellin me formulën e huazimit por ende nuk janë bër të ditura synimet e Milanit mbi lojtarin.

Mesfushori kuqezi mbushi 20 vjeç të hënën dhe është në kontratë me Rossonerët deri në qershor 2020.

Riccardo Montolivo është duke u rikuperuar nga një dëmtim në gju dhe ardhja e Lucas Biglia do të ngushtonte hapësirat e Locatellit për një vend në formacionin e Gennaro Gattusos.

“Ne nuk e dimë se çfarë janë synimet e Milanit me Locatellin”, tha drejtori i sportit i Genoa Giorgio Perinetti për Radio Sportiva.

“Ne e duam atë, ai është një talent i ri me cilësi të jashtëzakonshme. Ne jemi shumë të lumtur ta mirëpresim atë “.

 

Related posts

Ja lojtarët që largohen nga Reali pas finales së Ligës së Kampionëve

Sadik.Autor

STARTOI TITULLAR NË FITOREN KUNDËR UNIONISTAS/ Zidane: Gareth Bale u dëmtua sërish, por…

Delo.autor

Luftëtari jo i vetëm në Letoni, tifozët “përshkojnë” kilometra të tëra (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment