Kategoria Superiore Shqipëri

Luftëtari largon një mbrojtës, dy ekipe kërkojnë shërbimet e vlonjatit

Klubi i Luftëtarit, përmes një njoftimi në Facebook deklaron se ka ndërprerë bashkëpunimin me mbrojtësin Valdo Zeqaj. Vlonjati duket se nuk është më në planet e trajnerit Lika, kjo edhe pas afrimeve të fundit tek gjirokastritët. Klubi i uron suksese, dhe e falenderon për profesionalizmin e treguar me bluzinjtë.

Ndërkohë, për Zeqajn interesohen dy ekipe të tjera. Është Lushnja, e cila kërkon të ketë shërbimet e mbrojtësit për pjesën e mbetur të kampionatit, si dhe një interesim tjetër vjen nga Kosova, teksa është klubi i KEK-ut që kërkon ta ketë në ekip.

valdo zeqaj

Related posts

“KAM MUNDËSI TË BËJ MË SHUMË PËR…”/ Bashkimi bën FUQI, një tjetër emër DEL për presidencën e Tiranës

F.autor

Përgatitje intensive për TIRANËN, Ze Maria “shtrydh” bardheblutë

Q.Autor

IMITON MESSIN/ UZUNI tërbon KROATËT, shënon një GOL SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment