Futboll Seria A

Maldini: Gattuso do të rikthejë suksesin tek Milani

Gennaro Gattuso ka përkrahur rikthimin e suksesit te Milani nga ish-bashkëlojtari Paolo Maldini.

Një nga personalitetet më të mëdha të Milanit, Paolo Maldii beson se Gennaro Gattuso ka filluar të ketë impakt pozitiv në klub.

Gattuso ka zëvëndësuar Montellan si kryetrajner në nëntor, pas një starti të keq duke arritur tri fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit në krejt garat.

“Rino transmeton idetë e tij të fubollit dhe se si duhet të përkushtohet një lojtar”.

“Ju e shihni këtë nga intensiteti në stërvitje. Ai e ka gjetur veten në një situatë të vështirë, por po e shoh se tash po fillojmë të kemi fryte”.

“Natyrisht, ai ka nevojë për kohë. Ai do të vlerësohet në formë të rezultateve, por atij nuk mund t’i kërkohet Liga e Kampionëve. Ky ishte synimi në fillim të sezonit, por realiteti doli krejt ndryshe”.

“Futbolli nuk është vetëm teknik dhe taktik, është po ashtu për mentalitet, aftësi dhe të jesh pjesë e grupit e të sakrifikosh. Rino mund t’i instalojë këto vlera të duhura”, potencoi Gattuso.

Milani vazhdon ndeshjet në kampionat duke pritur Lazion të dielën në San Siro. 

Related posts

DISIPLINA/ Skënderbeu ia hedh vetëm me gjobë, paralajmërohet Vllaznia. Futbolli i moshave bëhet përsëri problem

Delo.autor

DEKLARATA NË PRAG TË NDESHJES EUROPA LEAGUE/ Emery analizon: Shanset mbeten 50 me 50%, por e dimë se…

Delo.autor

Zyrtare: Milan nënshkruan kontratë afatgjatë me Puma

Q.Autor

Leave a Comment