Shqipëri

Mediat serbe zbulojnë skenarin: Si mund t’i shpëtojë ekstradimit Ballist Morina

Ndërsa ende pritet vendimi nga ministri kroat i Drejtësisë, Drazhen Bošnjakovića, për ekstradimin e Ismail Morinës, Serbia, Shqipëria dhe diplomatë kroatë janë shpesh në kontakte për të zgjidhur çështjen e shqiptarit i cili ngriti dronin në stadiumin e Beogradit.

 

Në qershor, Morina u arrestua në Dubrovnik dhe Gjykata kroate vendosi fillimisht ekstradimin e tij në Serbi. Por, Gjykata e Lartë e Kroacisë vendosi anulimin e këtij vendimi.

Sipas gazetës serbe “Nezavisne Novosti”, diplomatët shqiptarë po u bëjnë presion homologëve të tyre në Zagreb që të heqin dorë nga ekstradimi, duke i propozuar qeverisë kroate pranimin e kërkesës për azil politik nga ana e Ismail Morinës.

Kjo sipas gazetës serbe e cila nënvizon se ‘politika futi duart’, do të sjellë mosekstradimin e Ballistit.

‘Nezavisne Novosti’ tregon se Kroacia ndodhet mes dy zjarreve, nga njëra anë kërkojnë që procesi ligjor të respektohet, duke ditur se kjo është e rëndësishme për Serbinë, me të cilën marrëdhëniet së fundmi nuk kanë qenë të shkëlqyera dhe nga na tjetër duan që Zagrebi të mbajë marrëdhënie të qëndrueshme me Tiranën. Si rrjedhojë sipas ‘nosvosti’, kroatët lejojnë shqiptarët të vizitojnë Morinën.

Pretendimi i tifozit special të Kombëtares i cili deklaroi se nëse ekstradohet në Serbi jeta e tij do të ishte në rrezik, hidhet poshtë nga gazeta serbe. Sipas saj, vendi ka dhënë garanci dhe nuk e sheh të arsyeshme pretendimin e Morinës.

“Morina nuk e ka paguar provokimin që bëri në Beograd. Avokatët e Ismail Morinës supozojnë se në Serbi ai mund të dënohet me tetë vjet burg. Vëllai i Ismail Morinës ka nisur një fushatë të gjerë në Shqipëri, së bashku me tifozët shqiptarë duke kërkuar aktivizim të fortë të diplomacisë shqiptare për të ndaluar ekstradimin drejt Serbisë.”

Related posts

‘O SA MIRË ME QENË SHQIPTAR”/ “Tifozat Kuq e Zi” festojnë 15-vjetorin me këngë e valle

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Vajushi kalon provën dhe firmos në Rumani tek klubi…

Delo.autor

HUNGARI-SHQIPËRI/ Reja i beson treshes së sulmit Çekiçi-Cikalleshi-Uzuni në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment