Shqipëri

Mesazh politikës dhe vlerësim Dukës, Lala: FSHF ishte qebaptore, por …

Këto ditë i kemi parë të gjitha, në fakt jo, pasi do ketë sërish deklarata politikanësh, postime futbollistësh në rrjetë sociale, si dhe intervista në media të ndryshme në lidhje me zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Së fundmi ka folur ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala. Shtatshkurtri, që tani bën menaxherin, e tregon qartazi mendimin e tij dhe mbështetjen për kreun aktual të Federatës, Armand Dukën.

“Mund të them që i njoh të dy, edhe pse njërin nga lidhja me futbollin dhe tjetrin nga njohje të tjera. Sigurisht, e di që zoti Fino është përkrahës i futbollit dhe shkon në stadiume, por këtu flasim për tjetër gjë. Sa i përket Dukës dhe rikandidimit të tij për mandatin e radhës, mund të përdor një shprehje që e kemi dëgjuar në reklama: Ndoshta nuk është më i miri, por më të mirë nuk kam parë!”.

Shumë politikë në sport, jemi mësuar tashmë. Në zgjedhjet e fundit kishim presidentin e Kukësit, Safet Gjicin, i cili kandidoi për deputet, por në fund iu desh të mjaftohej me… titullin kampion. Tashmë deputeti Bashkim Fino do kreun e Federatës.

Në lidhje me futjen e politikës në futboll, Lala thotë: “Këshilla ime miqësore do të ishte, që politikanët, pasi të kenë bërë detyrat e tyre siç duhet, ndoshta mund edhe të futen nga futbolli”.

Mes të tjerash, në intervistën e dhënë në gazetën “Sport Ekspres”, Lala komenton edhe akuzat kundrejt Dukës:  “Janë normale. Edhe nëse ti bën diçka të mirë, do të ketë diçka që nuk shkon, por kështu është ndërtuar bota, të mos harrojmë. Por, në këto dhjetë vitet e fundit zhvillimi është në sytë e të gjithëve. Mjafton të shihni seriozitetin e institucionit. Më falni, mund të përdor një shprehje…Nga një qebaptore, e ktheu FSHF-në në institucion serioz, me punë dhe përkushtim. Nuk është rastësi dhe mendoj se nuk ka mbaruar ende”.

Related posts

Shehi: Mëkat ndërprerja e kampionatit, Partizanin e shohim pas ndeshjes sonë

Isa.Autor

“KATAR 2022″/ Trajneri Reja mendon të grumbullojë portierin që u largua në janar nga Superiorja, ja emri…

Delo.autor

DIÇKA NUK SHKOI SIÇ DUKET/ Gafë me sistemin e lagies së fushës, shikoni si tifozët lagen (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment