Bundesliga Futboll Seria A

Milan bën “pazar” në Gjermani, ja cili është talenti i zgjedhur nga Mirabelli…

Vizita e Mirabelli në Gjermani ka dhënë frute! Në shënimet që ka mbajtur drejtori sportiv i AC Milan gjatë qëndrimit në Gjermani emri i parë në listë është ai i Leon Bailey, datëlindja 1997, sulmuesi krahu te Bayer Leverkusen. Lojtari me origjinë nga Xhamajka i ka lënë mbresa të jashtëzakonshme drejtuesit kuqezi që dëshiron ta marrë me çdo kusht në verën e ardhshme. Çmimi nuk është më pak se 25 milionë euro, por Milan duhet të përballet me konkurrencën e Chelsea.

Image result for Leon Bailey

Bailey, i rritur në Austri, por që ka shpërthyer me fanellën e Genk, është perfekt si sulmues i majtë dhe mund të luajë gjithashtu në mesfushë. Ai ka një kontratë deri në vitin 2022 me Leverkusen, që e bleu për 12 milionë euro, ndërsa tani vlera e tij është dyfishuar. Interesimi i Chelsea me siguri do të nisë një “ankand” për lojtarin që ka talent dhe cilësi dhe mund të bëhet ndër më të mirët në rolin e tij. Mirabelli deklaroi se Milan nuk do të bëj blerje në janar, kësisoj sulmi për Bailey do të nisë në qershor.

Related posts

LARGIMI I GEGËS NGA PARTIZANI/ Zbardhen prapaskenat. Ja faktori që ndikoi

F.autor

JUVENTUS-ATALANTA/ Shtanget “Zonja e Vjetër”, Josip Ilicic shënon me portën bosh (VIDEO)

Delo.autor

SIMEONE ME SYTË NGA PREMIER/ Tenton “t’i rrëmbejë” lojtarin Guardiolës yllin…

Delo.autor

Leave a Comment