Futboll Seria A

Milan, e vetmja italiane në Kupën Interkontinentale

Atmosferë ndërkombëtare për të rinjtë e kuqezinjve. Milan, në fakt, është skuadra e vetme italiane që do të marrë pjesë në Al Kass International Cup 2018, turne për skuadrat Under 17 që do të zhvillohet në Doha (Katar) nga 21 deri më 31 janar. Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 12 skuadra, të ndara në 4 grupe:

GRUPI A: Benfica (Portugali), Guangzhou Evergrande (Kinë), Aspire Academy (Katar)
GRUPI B: Aspire Football Dreams (Katar), Fenerbahçe (Turqi), Real Madrid (Spanjë)
GRUPI C: Milan (Itali), Espérance Sportive de Tunis (Tunizi), Ëydad AC (Marok)
GRUPI D: Paris Saint Germain (Francë), Tottenham (Angli), Kashiëa Reysol (Japoni)

Lojtarët e Simone Baldo do ta luajnë ndeshjen e parë të mërkurën në “Aspire Dome” kundër Wydad, ndërsa më 24 janar do të përballen me Esperance. Kjo do të jetë pjesëmarrja e tretë e kuqezinjve në
Al Kass International Cup (turne që organizohet që nga viti 2012).

Të rinjtë U17 të Milan, të cilët vitin e kaluar kanë fituar titullin e kategorisë U16, janë aktualisht të tretët në renditje në grupin B, vetëm një pikë larg vendit të dytë. Para nisjes për në Doha, lojtarët e trajnerit Baldo do të luajnë kundër Lazio-s në kampionat.

Related posts

Shënoi 4 gola, kjo është nota e pabesueshme për Salah

Q.Autor

Prapaskenat, zbulohet si e larguan Wenger nga Arsenal

Sadik.Autor

NUK KANË FUND TELASHET PËR INTER-IN/ Lukaku feston ditëlindjen në fshehtësi me shokët e skuadrës dhe policia…

Delo.autor

Leave a Comment