Futboll Seria A

Milan nxjerr ‘bllof’ Liverpoolin: Suso-n nuk e shesim as për 80 mln €

AC Milan, nëpërmjet faqes zyrtare të internetit, ka komentuar mbi thashethemet e fundit për sa i përket largimit të Suso në merkaton e janarit.

Pothuajse të gjitha faqet e para të gazetave italiane kanë raportuar se sulmuesi i djathtë i Milan mund të largohet gjatë janarit pas ofertave të shumta që kanë ardhur drejt tij.

Por klubi Kuqezi ka sqaruar gjithçka mbi këtë çështje: “Me Suso, Milan është treguar shumë i qartë në verë. Nuk do e shesim edhe sikur të vijë një ofertë 80 mln euro.”

Spanjolli vetëm së fundmi ka rinovuar kontratën e tij me klubin milanez, një operacion që u quajt shumë i rëndësishëm nga Milan për të ardhmen.

“Të gjithë lojtarët si Biglia apo Kalinic do të qëndrojnë. Kompaktë dhe të konfirmuar do të kthehemi ditën e sotme në stërvitje për të vijuar përgatitjet për ndeshjet e radhës ndaj Cagliari dhe Lazio në Kupën e Italisë,” përfundon Milan.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM NË FRANCË/ Shikoni “MAGJINË” e futbollistit shqiptar që realizon direkt nga këndi (VIDEO)

Delo.autor

“ROONEY MË JEPTE VIAGRA”/ Ish-sulmuesi i Anglisë rrëfen historinë epike: Isha i vetmi person në stërvitje me…

Delo.autor

SPEKTAKËL NË “SAN SIRO”/ Milan mposht Veronën me përmbysje të “ÇMENDUR” dhe rimerr kreun

Delo.autor

Leave a Comment