Albanian Stars Bundesliga Futboll

Milot Rashica drejt ekipit të madh holandez, e kërkon edhe Stutgart në Gjermani

Futbollisti kosovar, Milot Rashica, po ndiqet me shumë interes në Holandë dhe nga ekipi më i madh i vendit të futbollit total, Ajaksi. Lajmi bëhet i ditur nga “Tuttomercatoweb.com”, që shkruan se sulmuesi anësor i Viteses ka shanse të mëdha të jetë pjesë e gjigantët holandezë.

Gjatë verës së kaluar Rashica ishte në shënjestrën e Udinezes, që nuk arriti ta transferonte në Serinë. Tani lojtari shqiptar që luan për Kosovën pritet të jetë një goditje në fundin e merkatos nga Ajaksi, një klub i njohur historikisht për evidentimin e talenteve. Do të ishte një tranferim i bujshëm, nëse do të realizohej.

Rashica nuk ka dalë në stërvitje dhe nga drejtuesit e Viteses është bërë e ditur se mund të shitet. Përveç Ajaksit, i interesuar për Rashicën është edhe Shtutgarti në Gjermani.

Nga transferimi i futbollistit kosovar pritet që Vitese të arkëtojë nga 5 deri në 10 milionë euro. Vetë lojtari ka pohuar pak ditë më pare se, nëse do të ishte mire për të dhe klubin, do të largohet nga Vitese.

Related posts

“KISHA MERITA TEK GOLI I DYTË”/ Flet talenti Muçi: Pata presion, por Egbo më bëri…

Delo.autor

“SHPËRTHEN” NDAJ SALIHAMIDZIC/ Drejtuesi i Dortmund: Duhet ta mbyllë gojën. Kush dreqin kujton se është?

Delo.autor

JAVA 3/ Kryesuesit përplasen në Korçë, Laçi do pikë ndaj Skënderbeut

Isa.Autor

Leave a Comment