Futboll Seria A

Moratti: Po të isha akoma presidenti i Inter…

Massimo Moratti pranon se po të kishte qenë akoma presidenti i Inter do të kishte blerë një sulmues.

Inter duket se nuk do të sjellë asnjë sulmues në merkaton e dimrit, duke bërë që Moratti të mbetet i zhgënjyer, megjithëse thekson se Spalletti duhet të punojë me lojtarët që ka në dispozicion.

“Spalletti? Do blerje? Po, por trajneri gjithashtu duhet të punojë me lojtarët në dispozicion dhe të gjejë zgjidhje. Për atë paguhet,” shprehet ish-presidenti për Gazzetta dello Sport.

“Pastore? Për momentin, nuk mendoj se do të vijë njeri, megjithëse unë do të kishte blerë një sulmues.

“Arsyet e formës së keqe? Ndodh shpesh që skuadrat kanë probleme pas Krishtlindjes. Nuk e di, mbase është kaq e thjeshtë.

“Më duket se skuadra ka problem me vazhdueshmërinë, dhe është e qartë që duhet të punojmë që të mos ndodhë.

“Icardi? Nuk mendoj se kemi nevojë të flasimpër të. Ai është lojtari që shënon më shumë se të gjithë. Ai e luan rolin e kapitenit me krenari të madhe.”

Related posts

CONTE PLANIFIKON NJË MBROJTJE “VETERANËSH”/ Pas Godin, Inter kërkon të marrë lojtarin e Premier…

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT 6 DITË PARA VDEKJES SË TRAJNERIT/ Messi zhvilloi takim me Vilanovën, ja çfarë u diskutua

Delo.autor

Debutimi historik në Europë, dyshja e Luftëtarit premton historinë

Isa.Autor

Leave a Comment