Futboll Premier League

Mouriho, drejt blerjes së “çmendur”, gati 500 milion euro për Neymar

Manchester United do të jetë i çmendur në përpjekje për të “inkorporuar” Neymar, verën e ardhshme. Kështu thotë portali francez “Le10Sport”, i cili publikon faktin se “Djajtë e Kuq” kanë përgatitur 500 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit brazilian

Neymar u largua nga Barcelona verën e kaluar, pasi klubi Francez i PSG arriti të paguante klauzolën prej 222 milionë eurosh.

Mourinho është në kërkim të një lojtari ofensiv dhe braziliani Neymar do të ishte ideali.

Griezmann i Atletico Madrid mbetet një kandidat i madh për të shoqëruar Lukakun në majë të “Djajve të Kuq”, por në orët e fundit, ekipi anglez duket i interesuar më shumë për një lojtar, që ka dominuar futbollin në vitet e fundit.

I tillë është Neymar, i klasifikuar së fundi nga Observatori i Futbollit “CIES” si lojtari më i vlefshëm i botës me rreth 213 milionë euro çmim.

Neymar ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 14 asiste në 22 ndeshje, që ka luajtur nga ardhja e tij te PSG. Diçka që për brazilianin Ronaldo, “ka qenë një hap prapa në karrierën e tij”.

Ai do ta udhëheqë ekipin francez në Ligën e Kampionëve, ku do të përballet në raundin e radhës me Real Madridin, kampion në fuqi i kompeticionit.

Related posts

BONUSI NGA UEFA/ Teuta mbush arkat edhe me skenarin me të keq të mundshëm

Delo.autor

SFIDAT KUALIFIKUESE ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Balaj: Ndihemi të lumtur me Rejën, skema me dy…

Delo.autor

“E ARDHMJA E TIJ NUK VARET NGA UNË”/ Tuchel: Më pëlqen të punoj me të, por nuk vendos unë

Delo.autor

Leave a Comment