Futboll Seria A

Napoli rimerr kreun me përmbysje, talenti i Juventus fundos Fiorentina-n

Napoli ka mundur 3-1 Bologna-n në shtëpi dhe është kthyer të komandojë në Serinë A, duke iu kundërpërgjigjur në këtë mënyrë Juventus-it, që kishte marrë përkohësisht vendin e parë pas fitores 2-0 të marrë mbrëmjen e djeshme në fushën e Chievo-s.

Ndeshja ka nisur shumë keq për napolitanët, me Bologna-n që ka kaluar në avantazh në minutën e parë të lojës me Palacio. Gjithsesi, reagimi i vendasve ka qenë i menjëhershëm, me golin e barazimit që ka ardhur në minutën e pestë falë një autogoli të Mbaye. Përmbysja është kompletuar në minutën e 37-të kur Mertens ka transformuar në gol penalltinë e fituar nga Callejon. Sulmuesi belg ka qenë protagonist edhe në pjesën e dytë duke fiksuar rezultatin në 3-1 në minutën e 59-të.

Ndërkohë, edhe pse ka luajtur mbrëmjen e djeshme, Juventus ka qenë protagoniste në mënyrë indirekte edhe në ndeshjet e luajtura sot. Më saktësisht në takimin e zhvilluar në Firence mes Fiorentinas dhe Verona-s. Miqtë, që mbajnë vendin e parafundit në renditje, kanë marrë një fitore befasuese 4-1. Lojtari i ndeshjes ka qenë 17-vjeçari Moise Kean, i cili është transferuar te Verona nga Juventus mef ormulën e huazimit. Ai ka qenë autori i dy golave dhe, pas Pellegrit, është bërë lojtari i dytë i lindur në vitin 2000 që ka shënuar të paktën një dygolësh në 5 kampionatet kryesore të Europës.

Për sa i takon ndeshjeve të tjera, Torino ka fituar 3-0 në shtëpi kundër Benevento-s, Udinese ka mundur 0-1 në transfertë Genoa-n, pavarësisht se e ka mbyllur ndeshjen me dhjetë lojtarë, ndërsa Cagliari, që ka luajtur gjithashtu me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes, ka marrë një barazim 1-1 në fushën e Crotone-s.

Java e 22-të e Serisë A do të vazhdojë në orën 18:00 me Milan-Lazio dhe do të mbyllet në orën 20:45 me Roma-Sampdoria.

Related posts

KUKËSI FITON KUPËN E SHQIPËRISË/ Tirana humb shansin për në Europa League

F.autor

FRANCA PËRMBYS GJERMANINË/ Panzerat nuk dinë ku kanë kokën (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Dybala, Morata ndëshkon Zenit-in (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment