Futboll

Në Itali dhe Gjermani janë bërë pishman për VAR-in, por FIFA do e aplikojë në Botëror

FIFA ka vendosur që “Video Asistent Referee”, i njohur si VAR, do të përdoret në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Trupa e kësaj organizate do ta diskutojë këtë më 22 janar në Zyrih dhe pozicioni i presidentit Gianni Infantino dhe i FIFA-s është i qartë: “Ne duam ta përdorim VAR-in”.

Ky sistem është përdorur tashmë në organizimet e FIFA-s, në Kupën e Botës U-20, Kupën e Konfederatave dhe Kupën e Botës për Klube.

“Ne kemi luajtur pothuajse 100 ndeshje me VAR dhe testi ka qenë më i mirë se sa e kemi pritur”, tha Drejtori i IFAB, David Ellery.

VAR-i tashmë është duke u përdorur në Bundesligë, Serie A dhe në kupat e Francës dhe Anglisë. Në fakt, në Itali dhe Gjermani janë bërë pishman që kanë aplikuar futjen e teknologjisë, ndërsa FIFA për herë të parë do të organizojë një Botëror me VAR.

Related posts

Coutinho: Sa mirë, nëse Neymar do të rikthehej te Barcelona

Q.Autor

Portieri i Fleetwood mbajti portën e paprekur ndaj Leicesterit, fiton bastin për të ngrënë një vit pica falas (FOTO)

Q.Autor

I ËSHTË HEQUR SHIRITI I KAPITENIT/ Icardi jashtë Europa League, ja reagimi i motrës së tij

Delo.autor

Leave a Comment