Kategoria Superiore Shqipëri

Nga Lokomotiva e Zagrebit te Tirana, Vrapi: Do ta mbaj mend gjatë këtë gol

“Jam shumë i lumtur për këtë gol dhe dua që t’ia dedikoj familjes, ekipit dhe trajnerit që besoi tek unë. Këtë gol do ta mbaj mend gjatë dhe shpresoj që të jetë ogur i mirë për të ardhmen si bardheblu”, kështu e nisi deklaratën e tij Jurgen Vrapi, autori i golit të tretë të Tiranës. Vetëm këtë sezon ka debutuar me ekipin e parë, duke sfiduar më së miri edhe një dëmtim që pësoi që në momentin që u ftua nga Ze Maria. Lojtari rrëfen se nuk ka qenë e lehtë, por me shumë punë ia doli.

“Rrugëtimi nga moshat dhe deri tek ekipi i parë i Tiranës, për mua, nuk ka qenë i thjeshtë. Pasi kam vuajtur edhe një dëmtim sapo iu bashkova skuadrës. Megjithatë, nuk u dorëzova kurrë. Jam stërvitur shumë dhe debutova kundër Turbinës, ndeshje që e fituam 2-0”, u shpreh 19-vjeçari. Zbulimi më i ri i kryeqytetasve ka edhe një histori interesante. Për 6 muaj ka qenë pjesë e të rinjve të Lokomotivës së Zagrebit, madje edhe është shpallur kampion.

Vrapi2

Por apendiciti e detyroi që të kthehej në Shqipëri për t’u operuar. Dhe kjo nuk është asgjë, pasi fati i keq e ndoqi dhe pësoi një tjetër dëmtim, çka i dha fund aventurës kroate. “Isha te moshat për 6 muaj, ku fituam edhe titullin. Por operacioni dhe një dëmtim bënë që në shator të vija te Tirana.

vrapi3

Megjithatë, unë mendoj se do luaj sërish jashtë, me punë arrihet gjithçka. Ka konkurrencë dhe lojtarë të mirë, por nuk trembem”, theksoi mesfushori. Në fund, ai nuk ngurron që të paralajmërojë ngjitjen e Tiranës dhe fitoren ndaj Kukësit, ndërsa thotë: “Do ta rikthejmë ekipin dhe të mërkurën luajmë vetëm për fitore”.

Related posts

RITHEHET BATHA TEK TIRANA/ Formacioni “top secret” për derbin, ja si pritet të rreshtohet skuadra e Memës

Delo.autor

E FUNDIT/ Grabitet me armë biznesi i Presidentit Duka, personat hynë me leva dhe pistoleta

Delo.autor

ZYRTARE/ Vllaznia firmos kontratën me mbrojtësin senegalez, do të jetë zëvendësuesi i Imamit

Delo.autor

Leave a Comment