Kategoria Superiore Shqipëri

Partizani/ Starova: Me blerjet e reja kapim Europën, Bregu dhe Abazaj ishin në planet tona

Një seancë e fundit stërvitore në Kamëz dhe më pas të gjithë drejt Antalias ku trajneri Sulejman Starova do të punojë më i qetë dhe do të ketë më shumë kohë në dipzoicion për të kristalizuar grupin e ri të Partizanit.

Numri 1 i stolit të kuq ka nisur punën për formatimin e grupit nga i cili janë larguar shumë lojtarë, por edhe shumë të tjerë pritet të bashkohen. Ai thekson se skuadra do të marrë një fytyrë më të plotë gjatë ditëve të ardhshme.

Por a e dëmtojnë skuadrën ndryshime të tila kaq radikale në organikë. Starova nuk ka dyshime në këtë pikë.

Trajneri kryeqytetas shton se nuk ka marrë ende asnjë vendim për dy mesfushorët e ardhur nga Kosova. Ai shton se braziliani Lukas do të jetë një vlerë e shtuar, ndërsa konfirmon se klubi po punon edhe për afrimin e një qëndërsulmuesi me peshë. Në vijim, ai e pranoi se dy blerjet e bujshme të merkatos së Skënderbeut, Bregu dhe Abazaj kanë qenë në planet e Partizanit, por klubi duhet të shikojë përpara.

Pjesa e parë e sezonit u mbyll me një fitore ndaj Vllaznisë por në klasifikim Partizani reflekton problemet që ka pasur skuadra gjatë dy fazave. Starova e pranon që objektivi është Europa dhe nuk i trembet mundësisë për të qëndruar jashtë zonës europiane.

Gjatë qëndrimit 10-ditor në Antalya, Partizani ka planifikuar të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore me turqit e Kasimpasa dhe Pakhtakor Tashkent nga Uzbekistani.

Related posts

MOMENT REFLEKTIMI/ Dinamo bën prova për ndryshimin e skemës, Shkëmbi me stil “italian” ndaj Tiranës

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Presidenti Halili e ka ndarë mendjen, trajneri i Tiranës për sezonin tjetër pritet të jetë…

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Vetëm 3 ditë të bashkuar, zbulohet axhenda e Shqipërisë për transfertën e 2 shtatorit

Delo.autor

Leave a Comment