Futboll Premier League

Pas largimit në Kinë, West Ham dëshiron ta rikthejë Pellen në Premier League

Graziano Pelle thuhet se është në negociata për një rikthim në Angli te West Ham Unitedi, por duhet të marrë një reduktim page nga ajo që fiton tek kinezët e Shandong Luneng.

Sulmuesi italian bëri transferimin e tij në Kinë pas Euro 2016, duke shënuar 30 gola në dy sezone me skuadrën e Southamptonit në Ligën Premier.

Sipas gazetës Mail, 32-vjeçari italian po konsideron një kthim në Evropë dhe veçanërisht në Angli.

Pika kryesore e marrëveshjes pritet të jetë ajo e uljes së pagës pasi West Ham nuk mund t’ia ofrojë atë që fiton në Kinë.

Pelle ka humbur edhe vendin te Italia pas kalimit në Kinë (Getty Images)

Kjo pasi, Pelle fiton plot 13.5 milionë funte apo 16 milionë euro në sezon tek skuadra e Shandong Luneng.

Pelle ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë pesë asistime në 26 ndeshje konkurruese për klubin kinez.

Related posts

PAS FITORES NDAJ TORINOS/ Allegri: Do të më kishte ardhur po të kishte ndodhur. Ja ku duhet të përmirësohemi

Delo.autor

KA EDHE KËSHTU/ Tronditet bota e futbollit, ylli i Sëlltikut TËRHIQET për shkak të…

Isa.Autor

U SHPALL LOJTARI I NDESHJES NË FINALEN CHAMPIONS/ Deschamps: Ja pse Kante nuk mund ta fitojë “Topin e Artë”

Delo.autor

Leave a Comment