Futboll Premier League

Penalltia e mohuar ndaj Norwich, Conte del hapur kundër VAR

Antonio Conte ka qenë shumë i nevrikosur në fund të ndeshjes së Kupës së Anglisë kundër Norwich, ku skuadra e tij u kualifikua vetëm pas penalltive. Trajneri italian i Chelsea ankohet se nuk është përdorur si duhet VAR (moviola në fushë) “Mendoj se duhet të përmirësojmë këtë sistem gjykimi, nëse kemi vendosur ta aplikojmë, – tha trajneri i londinezëve. – Në rastin e Willian ishte një penallti e dukshme që do të sillte golin e dytë për ne. Ndërsa gjyqtari vendosi të ndëshkojë lojtarin tonë, si shenjë që nuk ka pasur asnjë dyshim për episodin. Pamjet filmike treguan se ky ishte një gabim i madh.”

Chelsea manager Antonio Conte was fuming that two of his players were sent off and confronted referee Graham Scott

“Për të aplikuar në mënyrë korrekte sistemin e VAR duhet të jemi të sigurt 100%, – vazhdoi Conte në deklaratën e tij. Ata që ndjekin ndeshjen në TV duhet të ndihmojë gjyqtarin, ndryshe nga çfarë ndodhi në rastin e Willian. Sigurisht që vendimi i fundit i takon gjyqtarit, por VAR është ta ndihmojë të mos gabojë. Nëse gjyqtari nuk shkon të shoh vetë episodin në video, atëherë është gjithçka e kotë. Në Itali, përpara se të aplikonin VAR u bënë disa eksperimente. Në Angli janë shumë prapa në këtë temë. Duhet të gjejnë mënyrën e duhur për ta përdorur.”

Related posts

(VIDEO) I “shkatërroi” ekipin e zemrës, fansi i vogël ka një kërkesë për Hazard. Belgu e lë pa fjalë

Q.Autor

STATISTIKAT/ Çudia me skuadrën e Koeman, Barcelona nuk fiton asnjeherë kur e “vjedh” topin

Delo.autor

U DËMTUA NË FUSHËN E BLERTË/ Zgjohet pas një viti në koma talenti i Ajaksit

F.autor

Leave a Comment