Shqipëri

Fino: I kam bërë letër UEFA-s, ja për çfarë i kam informuar

Deputeti Bashkim, i cili garon për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, përballë Armando Dukës do të shpalos sot platformën e tij për këtë detyrë.

Përballë gazetares Enkeleida Zeko, në një intervistë për emisionin sportiv ‘Fair Play’ Fino deklaroi se halli i tij i vetëm për këtë garë është mungesa e demokracisë.

“Deri tani nuk kemi në dorë listët e delegatëve. Kandidati tjetër, se nuk e quaj më president. Ai thotë se duhet t’i themi sekretarit që të marrë listën. Është urdhri i tij që ne nuk i marrim listat. Halli im është që të vendoset demokraci e plotë në zgjedhjet për kreun e FSHF-së.”, tha Fino.

Duka bëri autogolin e parë, pasi në 15 janar, kanë shkuar për të regjistruar shoqatat që i gjetëm të paligjshme, edhe me urdhër të Partisë Demokratike. Kanë shkuar në gjykatë për t’i regjistruar. Autogoli i parë është i tyre, pasi e kuptuan që ishin gabim. Regjistrimi i këtyre shoqatave në këtë kohë, tregon që ky anëtar e ka nisur nga fillimi. Unë kam informacion që 2 nga 12 shoqata janë regjistruar. Ato duhet të miratohen nga Komiteti Ekzekutiv.

Shumë nga këta drejtues shoqatash janë punësuar në federatë. Ata delegojnë dikë tjetër për të votuar. Duka ka shtuar shoqata, që të shtojë votat dhe të mbretërojë gjithë jetën.

Në Asamble kanë anëtare me të drejtë vote, që nuk kanë futboll. Aty ka anëtarë që nuk ka ekipe. Kush e pastron atë listë? Do të ketë një ndryshim të madh kur unë të jem fitues në 7 shkurt. Lista me anëtarët e Asamblesë drejtohet nga vetëm një njeri. Kur të zgjidhem unë, lista e anëtarëve të FSHF do jetë e afishuar në internet.

Në letrën që i kam dërguar UEFAs i raportova se këtu ka parregullsi. Këto shoqata janë fantazmë, pasi janë vënë nga presidenti dhe kanë kryer ndere njëra-tjetrës. Ai e fillon lojën 12-0, dhe kjo është diçka e padrejtë. Këto janë shoqëri që nuk kanë lidhje me futbollin.

Related posts

E TURPSHME/ Trajneri PANUCCI “TËRBON” Ilda BEJLERIN, gazetarja SEKSI i AFROHET dhe…

Isa.Autor

LIVE/ Kastrioti-Kukësi: Mbyllet pjesa e parë, verilindorët i ndëshkon një lojtar i vet (VIDEO)

Isa.Autor

SHQETËSIMET E SADIKUT/ Sulmuesi u jep fund dilemave (FOTO)

F.autor

Leave a Comment