Kategoria Superiore Shqipëri

Përgënjeshtron Luftëtari: Presidenti Tavo nuk ikën, do t’i blejë të gjitha aksionet

Viti 2018 ka nisur me një përgënjeshtrim te klubi i Luftëtarit. Pasi presidenti bluzi, Grigor Tavo, është vendosur në pozita të pamenuara prej tij nga ndonjë zë mediatik, jo më reale, ka ardhur reagimi zyrtar: “Duke marrë shkas nga lajme të stisura dhe të publikuara nga disa portale, se presidenti Grigor Tavo do të largohet nga skuadra, ndiejme detyrimin të sqarojmë gjithë tifozërinë gjirokastrite dhe opinionin publik.

Grigor Tavo nuk do të largohet nga Luftëtari për asnjë arsye. Jo vetëm kaq, por Tavo po punon për të ndërtuar një Luftëtar të madh, i cili do të jetë përfaqësuesi më i denjë i qytetit.

Investimet e presidentit Tavo kanë bërë që Luftëtari të mos njohë probleme financiare. Lidhur me lajmin se presidenca do të kalojë te zoti Dadaj, bëjmë me dije së gjatë vitit 2017, ai nuk ka qenë pjesë e investimit në klub dhe në këtë situatë klubi nuk është pronë e tij. Gjatë vitit 2018, zoti Tavo do të blejë 100 për qind të aksioneve të Luftëtarit.

Këto lajme të shpikura për të dëmtuar Luftëtarin nuk na bëjnë asnjë efekt, përvecse na motivojnë më tepër për të ndërtuar Luftëtarin e madh. Skuadra jonë do të tregojë se është Luftëtar, ndryshe nga ata që na luftojnë të fshehur pas tastierave të ndonjë kompjuteri”.

Related posts

MERR FUND MAKTHI/ Shqipëria U-19 rikthehet te FITORJA, mposht minimalisht Rumaninë

Isa.Autor

PARREGULLSITË PËR FUNDJAVËN E SHKUAR/ Disiplina dënon Vllazninë dhe trajnerin Jonuz, përjashtim përjetë për…

Delo.autor

DERBI I “ZJARRTË” KRYEQYTETAS/ Klubi i Partizanit publikon çmimet e biletave, ja sa kushton (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment